Maratona e replikave dhe kundër-replikave vazhdoi edhe në ditën e tetë të Seancës konstituive në Kuvend. Mes tjerash, brenda institucionit ligjvënës u realizua edhe një takim mes dy liderëve të partive politike, Zoran Zaevit dhe Ali Ahmetit. Nga LSDM-ja shkurt konfirmuan se takimi ka qenë i paplanifikuar dhe janë shkëmbyer ide se si të zhbllokohet puna e Kuvendit. LupçoNikollovski nga LSDM-ja tha se partia e tij ka zgjidhje dhe plan për zhbllokimin e ngërçit në Kuvend, por se do ta shpalosin atëherë kur të jetë momenti. Për idenë e takimit të liderëve Nikollovski tha se LSDM-ja nuk do të ulet një tavolinë me kriminel.
Nuk do të lejojmë që askush të na ndaloj që pikërisht obligimin tonë me shumicën parlamentare dhe me legjitimitet të zgjedh kryetar të Kuvendit dhe qeveri të re. Kur do ta bëjmë këtë, na lejoni që atë plan dhe strategji jo nëpërmjet mediave por konkretisht ta operacionalizojmë dhe në këtë mënyrë të zhbllokojmë punën e Kuvendit – tha Lupço Nikollovski, LSDM.
Por deputetët e VMRO – DPMNE-së paralajmëruan kolegët e LSDM-së mos të mendojnë të krijojnë incidentE, kurse nga partia e Zaevit thanë se do të heqin dorë nga replikat me qëllim të përshpejtimit të punës së Kuvendit. Për BDI-në Kuvendi është transformuar në cirk ndërsa Lëvizja Besa përjashtoi çdo pjesëmarrje në Qeveri pa zyrtarizmin e gjuhës shqipe.
“Të gjithë e dini se situata është e ndjeshme. Është e ndjeshme edhe këtu, në rrugë dhe tek qytetarët. Kemi edhe protesta të përditshme, 37 ose 38 ditë. Mos tu gënjej truri të bëni çfarëdo hapa që do të rrisnin tensionet në Kuvend”, tha AntonioMilloshoski, VMRO – DPMNE.
“Në këtë kontekst deklaroj se unë dhe kolegët e mi të LSDM-së prej anës së majtë, do të heqim dorë nga replikat, por do ti theksojmë vërejtjet procedurale drejt jush dhe Veljanoskit”, tha AleksandarKiracoski LSDM.
“Ju sugjeroj, ju apeloj për të vazhduar me monolgjet që keni filluar por pa tentuar në këtë ta quaj cirk publik, të atakoni, të involvoni edhe deputetët shqiptarë”, tha Xhevat Ademi, BDI.
Zeqirija Ibrahimi Lëvizja Besa
“Ata që duan të kërcënohen për zyrtarizmin e shqipes, u them shkurt dhe shqip. Nuk do të mund të krijohet asnjë qeveri e cila e dëshiron edhe Besën aty dhe që spranon zyrtarizmin e shqipes.”
Seanca konstituive kuvendore filloi më 30 dhjetor të vitit 2016, por që pas rikthimit të deputetëve në Kuvend gjatë javës së kaluar, akoma nuk është arritur në pikën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.
Blerim Ismaili