VMRO-DPMNE ka dorëzuar në Komisionin për Anti korrupsion parashtresë kundër kryeministrit Dimitar Kovaçevski, për rastin “Numëratori”, ku nga opozita maqedonase pretendojnë se kryeministri ka hapur kompaninë për fotovoltaikë “Piksel grup” në vitin 2017, pesë muaj pasi LSDM e ka marrë pushtetin. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov pas dorëzimit të parashtresës ka deklaruar se kjo kompani deri më tani ka hyrë në biznese me rreth 26 milion euro, ndërsa për një vit ndërton fabrikë për panele fotovoltaike. VMRO-DPMNE ka kërkuar nga Komisioni për Anti Korrupsion që të mos heshtë për këtë skandal të kryeministrit Kovaçevski dhe ta hetojë atë. Ndërsa nga Komisioni thanë se të gjitha denoncimet i shqyrtojnë sipas kompetencave dhe dokumenteve që kanë në dispozicion. Nga LSDM thonë se afera të cilën opozita po mundohet ta imponojë është e pavërtetë./Alsat.mk
Data 09.11.2026
Aktuale
- FMN: Kriza energjetike detyron vendet të tërhiqen nga subvencionet dhe të rrisin çmimet
- U plagos nga policia, ndërron jetë autori i masakrës që tronditi Poloninë
- Fundi i besnikërisë ndaj partisë së Mandelës? Varfëria dhe korrupsioni ndryshojnë hartën politike të Afrikës së Jugut
- Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë
- Ndërron jetë në Beograd Xhevat Prekazi, ish-futbollisti i Partizanit dhe Galatasarayt
- Hakerët zbulojnë humbjet ruse, publikohen në grupe shifrat tronditëse: Gati 450 mijë të vrarë në luftën në Ukrainë
- Çfarë ndodh kur ka një kërcënim për bombë në një avion?
- Araghchi mesazh për Shtëpinë e Bardhë: Koha që të zgjidhni t’i jepni fund luftës ose ta vazhdoni atë



