Kandidati i VMRO-DPMNE-së për Kërçovën Aleksandar Jovanovski thotë se komuna meriton të drejtohet nga një kryetar i ndershëm dhe që do të sakrifikojë për qytetin.
Ai beson se është zgjedhja me e mirë për të realizuar të gjitha projektet e rëndësishme për qytetarët. VMRO-DPMNE-ja qëndroi përsëri në Kërçovë për të kërkuar votën në rrethin e dytë më 2 nëntor.
“Të gjithë ata që nuk besojnë, të gjithë ata që kanë dyshime akoma, të gjithë ata që mendojnë se nuk është e mundur të fitojmë, le të mendojnë sërish. Le të shohin se në cilën mënyrë mendon populli ynë. Fëmijët tanë këtu helmohen, fëmijët tanë këty thithin ajër të papastër, ne jemi vazhdimisht në stres, unë dikur shkoja vetë në shkollë, kurse tani as nxnësit e klasës së 8 nuk mund t’i lëshojmë vetë të shkojnë në shkollë, sepse kemi frikë mos i sulmojnë qentë. Të mos flasim për nenat, gjyshet dhe motrat tona. Andaj menohuni, ka kohë deri në datën 2”, tha Aleksandar Jovanovski, Kandidat për Komunën e Kërçovës.


