VMRO-DPMNE kërkon debat publik rreth propozimit të shumicës për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për çmime shtetërore. Deputetët e partive në pushtet kërkojnë të shtojnë edhe një shpërblim shtetëror me emrin “22 Nëntori”, për nder të ditës së Alfabetit Shqip, i cili do të mund t’u ndahet politikanëve dhe njerëzve të shkencës edhe kultures, për arritje të veçanta në fushën e bashkëjetesës ndëretnike, njofton Almakos.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev, tha se një ligj me rëndësi të tillë, siç është ndarja e një mirënjohje shtetërore, nuk është e logjikshme të kalojë në procedurë të shkurtuar.
“Propozoj që ky ligj të hiqet nga rendi i ditës, sepse mendoj se bëhet fjalë për një çështje me rëndësi, siç është ndarja e një mirënjohje shtetërore. Hapni debat publik për këtë ligj, debat adekuat dhe profesional. Më pas në do të sjellim përfundimet tona nëse kanë apo jo nevojë për një mirënjohje të tillë shtetërore qytetarët e Maqedonisë.”- tha Danev.
Shumica parlamentare votoi kundër kërkesës së MRO-DPMNE për heqjen nga rendi i ditës të shpërblimit të ri.
Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, kërkoi nga opozita shqiptare dhe maqedonase që t’i japin këtij ligji mbështetjen e tyre, ashtu siç kanë bërë deputetët e shumicës parlamentare. Aleanca për Shqiptarët do të përkrah shpërblimin e ri, por do të kërkojë të mbajë emrin e Arbën Xhaferit.
Nëse miratohen ndrzshimet vlera monetare e shpërblimit kap shifën e 5 rrogave mesatare, ndërsa të parët që mund të nominohen janë politikanët dhe më pas vijnë individ nga sfera kulturore dhe shoqërore. Sipas propozimit të bërë, brenda një viti do të mund të ndahen vetëm dy çmime “22 Nëntori”, ndërsa mjetet do t’i sigurojë qeveria.
Përgatiti: Evi Shkopi
Almakos.com