VMRO-ja e ka nisur sot ditën me një komunikatë ku sulmon politikën e policisë për të konfiskuar makinat që parkohen në vende të gabuara.
Ish partia në pushtet vlerëson se LSDM po përpiqet që të bindë qytetarët se ‘merimangat’ po i sulmojnë punonjësit e policisë, ndërkohë që një djalë i ri është therur me thikë dhe është në gjendje kritike.
“Krime, zhvatje dhe dhunë mbretëron në rrugë dhe Ministrinë e Brendshme mbyllë njërin sy. Kriminelët amnistohen, ka fundosje ekonomike. Varfëria dhe papunësia janë në rritje. Të hollat, në vend të projekteve kapitale shkojnë në xhepat e zyrtarëve të LSDM-së”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e VMRO-së.
Partia vlerëson se kjo është një përpjekje të turpshme për të fshehur faktin se partia në pushtet po kryen një politikë të persekutimit ndaj kundërshtarëve të saj politik.