Shkelja e ligjeve dhe procedurave nga ana e organeve të jurisprudencës gjatë arrestimit të personave më 27 prill e ka vërtetuar edhe Avokati i popullit. Policia gjatë arrestimit të tre deputetëve ka shkelur të drejtën e imunitetit të deputetit dhe prezumimit të pafajësisë, thonë në VMRO-DPMNE, transmeton Medial.mk.
“Pushteti sillet sikur për ta të mos vlejnë ligjet. Institucionet janë keqpërdorur. Organet e pushtetit nuk e respektojnë as kushtetutën e ligjet, as edhe marrëveshjet ndërkombëtare që garantojnë të drejtën e qytetarëve. Maqedonia patjetër të jetë shtet demokratik. E drejta patjetër të vlejë për të gjithë”, kanë thënë në VMRO-DPMNE.