Para selisë së VMRO-DPMNE-së në Shkup, në një aksion gueril është vendosur transparent që shkruhet “VMRO është atje ku është Lupço”.
Kjo porosi është dedikuar për liderin e parë të VMRO-së Lupço Georgievski që poashtu ishte shpallur për kryetar nderi të partisë. Më pas shkaku i mospajtimeve me Gruevskin ai vendosi t’i kthehet politikës dhe të formojë VMRO-Populloren, transmeton Medial.mk.
Megjithatë, në ciklet e fundit zgjedhore ai tregoi se si krah djathtist nuk ka për qëllim të braktis DPMNE-në dhe partia e tij nuk ka shënuar kurrfarë rezultate të rëndësishme, nuk ndihmoi bile as edhe koalicioni me gjeneralin Stojanço Angellov dhe Lube Boshkovski.
Gerogievski si mik politik i Zaevit kontribuoi që LSDM të vjen në pushtet, ndoshta jo me deputetë të saj, por shkurtoi shumë vota nga kontoja e DPMNE-së, ndërsa kohët e fundit ai po jep mbështetje edhe për disa politika, veçmas marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, arkitekt i së cilës është vetë ai.