Partia e Nikolla Gruevskit edhe një herë sot ka vazhduar me insistimin për të bindur LSDM-në e Zoran Zaev që mos e pranojë Platformën e partive shqiptare në Maqedoni.
”Mes Deklaratës së Tiranës dhe interesat e shtetit dhe të popullit të vet, i faluri Zoran Zaev e zgjodhi Platformën e Tiranës, që do të thotë përzierje direkte në punët e Republikës së Maqedonisë. Ne jemi të gatshëm që të mbështesim LSDM-në në qeverinë e saj vetëm që Zaevi të heq dorë nga Deklarata e Tiranës dhe pasojat katastrofale që vijnë nga kjo Deklaratë” , thuhet në komunikatën e VMRO-së.

