Gruevski nuk u ndal të japë deklaratë para kamerave për rastin “Shuplakat në qendër”, por partia e tij nuk hezitoi të reagojë me shkrim ndaj deklaratave të Zhernovskit, duke e quajtur gënjeshtar dhe manipulues i cili vetëm i vardiset LSDM-së që ta kandidojë përsëri për kryetar komune.
“Zhernovski jeton dhe ushqehet nga ofendimet, gënjeshtrat dhe arroganca. Po të mos ishin këto raste të montuara, LSDM dhe Zhernovski nuk do të kishin me çfarë të bëhen aktual. Zhernovski tani është në garë për vardisje ndaj LSDM-së me shpresë të madhe se përsëri do ta kandidojnë për kryetar të komunës Qendër”, kanë reaguar nga VMRO-DPMNE.

