Në komunikatën e zakonshme të mëngjesit, sot VMRO-ja është fokusuar në çështjet e bujqësisë. Partia e Gruevskit kërkon nga Qeveria që të mbrohen prodhimet bujqësore vendore dhe të kompensohen dëmet e shkaktuara. “Fermerët kanë nevojë për kujdes të vazhdueshëm dhe masa e vërtetë, jo mashtrim me masa joefektive”, theksohet në komunikatë.
VMRO i bën thirrje Qeverisë që të marrë vendim për dëmshpërblimin e pemtarëve në shkallën 100 përqind, Gjithashtu, kërkohet rritja e subvencioneve për ruajtjen e fidanëve të pemëve, për më së paku 50 %. Sipas partisë opozitare, Qeveria duhet edhe të angazhohet për gjetjen e tregjeve të reja për eksport të pjeshkave.

