VMRO-DPMNE-ja nëpërmjet një komunikate porosit kandidatin e BDI-së për Komunën e Çairit, Bujar Osmani që në vend të statuseve në Facebook që nxisin urrejtje dhe ndarje mes qytetarëve, të përgjigjet për padinë penale lidhur me organizimin milionësh të samitit të OSBE-së në Shkup, parregullsitë e të cilës i ka konfirmuar edhe raporti i revizionit.
Reagimi i VMRO-DPMNE-së vjen një ditë pasi koalicioni VLEN dorëzoi kallëzim në Prokurori kundër Osmanit për siç theksuan, shpenzimin e 120 milionë denarëve për Samitin e OSBE-së pa dokumente dhe evidencë përkatëse. Osmani, nga ana tjetër hodhi poshtë akuzat, duke i cilësuar si shpifje, pasi sipas tij, asnjëherë nuk është konstatuar parregullsi lidhur me organizimin e samitit.
Data 11.02.2026
Aktuale
- Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Kishte potencial rrezikimin e qytetarëve dhe shkaktimin e dëmeve
- Tërmet në Kosovë, lëkundje të forta!
- Tërmet në Maqedoninë e Veriut
- Dosja Epstein, Starmer reagon sërish: Nuk do ta braktis mandatin që më është dhënë
- Ministri i Jashtëm turk diskuton çështjet globale shefin e OKB-së
- Ministri Hoxha në selinë e UNESCO-s në Paris, mbrojtja e rajonit të Ohrit në fokus të takimeve
- VIDEOLAJM- Operatori i News24 merr flakë nga hedhja e molotovit gjatë protestës së opozitës para parlamentit
- Qeveria mori vendim me të cilin do të zgjidhet problemi i parkimit në Kampusin Klinik “Nënë Tereza”


