Xhabir Deralla
Vemeroja është partner koalicioni në qeveri në mënyra të ndryshme, madje edhe formalisht – përmes zyrës së vet të quajtur BDI. Dhe është lehtë për këtë vemero të Gruevskit, të paprekur nga gjyqësi Svarovski, të shesë finta dhe ta dridh qeverinë siç të ja ketë ëndja.
Na kujtohet mirë se si deklarata e pamatur, po jo më pak manipuluese të partive që deklarohen si shqiptare, me sukses e spinuvatën agjitprop soldatët e vemerosë me operacionin Tirana (Platforma e Tiranës). Dhe u radhitën lloj-lloj kreatura me lloj lloj samarësh në shpinë, që në fund të kryejnë sulm të përgjakshëm ndaj Parlamentit më 27 prill. Vemerencoja, e padobësuar (përkundrazi), përgatit një 27 prill të ri. Në formë të njëjtë ose ndryshe, si dhe tentimi i parë për të mbjellur terror dhe destruktivitet.
Në ndërkohë, Zaevi dhe ekipi i tij, për gjysëm viti, arriti të kompensojë gjithçka që humbëm në plan rajonal dhe ndërkombëtar gjatë qeverisjes 11 vjeçare të diktatorucit. Ky është sukses aq i madh, sa që as “gafet” e llojit “vlerësim personal” për solidaritet me Kosovën që e bëri Bujar Osmani, nuk e njollosën këtë sukses.
Në fushëbetejën vendore politike, qeveria e Zaevit, thjeshtë, nuk ka gjasa të zbatojë reforma rrënjësore, duke e pasur në kurriz BDI-në vmroiste, si dhe grykësit e korruptuar nga partia e tij.
Kulmi i hipokrizisë dheë manipulimit qëllimkeq është “dhurata” më e re e marionetës së Gruevskit, Mickovskit. Ai i ofron Zaevit përkrahje për reformat, nëse ai heq dorë nga Ligji për gjuhët. Para vetëm një viti, Gruevski e ofronte të njëjtën gjë-Zaev të heqë dorë nga “Platforma e Tiranës”, që ta zhbllokojë procesin e formimit të qeverisë. Çka ndodhi? Terror! (Pjesë nga kolumna në PlusInfo)