Kjo parti i dënon thirrjet nacionaliste dhe publikimin e hartave ku përshkruhet ndarje e territorit të Maqedonisë. Sipas tyre, këto veprime nuk ndihmojnë në përmirësimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe krijimin e një klime besimi ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.
VMRO-DPMNE ja kërkon nga Ministria për Punë të Jashtme që të reagojnë ndaj, siç thonë, gjesteve jomiqësore të individëve dhe grupeve të caktuara në Greqi, si edhe të kërkojnë veprime konkrete të palës greke ndaj dukurive të këtilla.