VMRO-DPMNE nëpërmjet një komunikate ka ripërsëritur qëndrimin e tyre se do të mbështesin një Qeveri të pakicës e udhëhequr nga Zoran Zaev, nëse ky i fundit do të heq dorë nga Platforma e Tiranës, dhe do të bëj përpjekje për shtet unitar dhe multienik dhe jo binacional.
“Për fat të keq as LSDM e as Zoran Zaev nuk po refuzojnë platformën e Tiranës dhe janë të gatshme të udhëheqin me një Qeveri e përgatitur në shtet të huaj nën diktatin e një kryeministri të huaj. Ata madje thonë se do të debatojnë për të gjitha çështjet të cilët janë të interesit shtetëror dhe nacional”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së, përcjell SHENJA.
Ata kanë shtuar se zgjidhja për daljen nga kriza është edhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale.