Zoran Zaev i aboluar edhe pas tre javëve nga anulimi i seancës ende është duke heshtur dhe nuk iu përgjigj opinionit, njoftuan nga VMRO-DPMNE, transmeton Tetova1.
“Zoran Zaev i aboluar para tre javëve për herë të pestë i iku ligjit dhe në mënyrë mjerane gënjeu në gjykatë dhe opinionin se ka obligime privatë për ta anuluar seancën.
Ai gënjeu se do të takohet me ambasadorin italian vetëm për t`i ikur seancës për rastin Mitmarrje, krim mbi 200.000 euro ku u zu gjallë.
Zaevi i aboluar heshti para opinionit dhe nuk pranoi se është takuar me mikun e tij dhe bashkëqytetarin me të cilin është parë paraprakisht mijëra herë.
Zaevi i aboluar duhet që të mbledh forca dhe të përballet me organet ligjdhënëse dhe opinionin maqedonas dhe ta pranoje se me vetëdije ka gënjyer për t`i ikur seancës.
Ikja mjerane nga seanca për krimin mbi 200.000 euro është vërtetim se krimineli i aboluar Zoran Zaev është nxënë gjallë në krimin deri në fyt.
Heshtja gjatë tre javëve të kaluara e jep përgjigjen e vërtetuar për fajësinë e tij. Zaevi i aboluar është takuar me bashkëpunëtorin e tij Stojan Vitanov, i cili ka qenë arsyeja gjatë luajtjes me organet gjyqësore.
Stopan Vitanov është njëri prej bashkëpunëtorëve të tij të afërt, drejtues dhe person i autorizuar i Këshillit Rinor në Strumicë, organizatë përmes së cilës klani i Zaevit ka pompuar shuma milionëshe, para të banorëve të Strumicës.
I ftojmë organet kompetente dhe Gjykatën që të ndërmarrin masa ligjore për këtë rast, që të mos bien pre e presioneve për rizgjedhjen e gjykatësve nga ana e kriminelit të aboluar Zoran Zaev dhe ta zgjidhin këtë rast.
Zaevi i aboluar duhet që të bart përgjegjësi që e ka gënjyer Gjykatën, gjykatësin dhe opinionin. Zaev ka arsye që të frikësohet dhe duhet që të frikësohet, pasi që do të përgjigjet për krime.
Askush nuk guxon që të ikë nga duart e drejtësisë. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë presin përfundim të këtij rasti.
Zaevi i aboluar duhet që të përgjigjet për krimin e organizuar.”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së./Tetova1/