“LSD edhe njëherë dëshmoi se nuk e do as popullin e as shtetin. LSD për të ardhur në pushtet jo vetëm që e ka pranuar Platformën e Tiranës por ka shkalur Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren për punë të Kuvendit të Maqedonisë”, shkruan në reagimin partiak të VMRO-DPMNE-së.
Ata kanë shtuar se më 27 prill LSDM ka dhunuar vullnetin e qytetarëve dhe ka pamundësuar të drejtën e diskutimit të të zgjedhurve të tyre dje jashtë gjithë procedurave ka tentuar të zgjedh kryetar të Kuvendit.
“Krimineli Zoran Zaev ka lëshuar urdhër që të gjuhet në Kuvend. Ka lëshuar urdhër të gjuhet në popullin Maqedonas, popull i cili i mbron interes shtetërore dhe nacionale. Për këtë krimineli Zaev duhet të përgjigjet”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE, duke shtuar se LSDM duhet kthjellur dhe të kuptoj se populli nuk do të lejoj që të shiten interesat shtetërore dhe nacionale.