VMRO-DPMNE i bënë thirrje LSDM-së dhe Zoran Zaevit nëse janë të sigurt se pranimi i Platformës Shqiptare është e mirë për Maqedoninë dhe ajo do të pranohet nga qytetarët, të pranojnë zgjedhje të reja në të cilat do të votohet për pltformën nga Tirana, kanë thënë sot nga partia e Nikolla Gruevskit, përcjell “SHENJA”.
“Në zgjedhjet e dhjetorit qytetarët nuk votuan për Platformën nga Tirana. Ajo ose ciladoqoftë platformë e përgatitur në shtet të huaj nuk mund të bëhet kusht për formim të Qeverisë në Maqedonië”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE, duke shtuar se LSDM është e kërcënuar për të pranuar platformën dhe të punoj në gjetjen e mënyrës se si të realizohet ajo.
“Nëse Zaev nuk është i sigurt në rejtingun e tij dhe përkrahjen, vlerësojmë se LSDM duhet të refuzoj platformën dhe të heq dorë nga realizimi i të gjithë elementeve nga ajo që qojnë drejt federalizmit dhe formimit të shtetit binacional. Në këtë rast VMRO-DPMNE do të ja jep të gjitha votat e saj LSDM-së, për të formuar Qeveri, çfarë të dojë, por pa kërcënime dhe pranim të platformave që shkaktojnë pasoja dhe do ta shndërrojnë Maqedoninë nga multietnike në binacionale”, qëndron në komunikatë.