Zoran Zaev i ka bërë banorët e Strumicës qytetarë të rendit të dytë, theksuan në pres konferencën e VMRO-DPMNE-së nga Strumica. Sipas tyre, Zaev në vend se t’i pastrojë nga bora rrugët në Strumicë, e ka dërguar mekanizmin në Haraçinë.
“Kujdesi i tij për banorët e Strumicës ka kulminuar me atë që derisa Strumica dhe fshatrat e saj janë ngujuar nga bora dhe mbeturinat e papastruara me muaj, ai mekanizmin tonë e dërgoi në Haraçinë, që t’i plotësojë kërkesat e banorëve të Haraçinës”, tha Daniela Stoilova Keçeva nga VMRO-DPMNE.
Sipas saj, Strumica është në kaos nga bora e papastruar në rrugë dhe nga trotoaret rrëshqitëse.
“Ai nuk kujdeset për faktin se ndihma e shpejtë nuk mund të shkojë deri në fshatrat e shkëputur të Strumicës, ndërsa ajo dikujt mund t’i kushtojë me jetë”, shtoi Stoilova Keçeva.
Data 21.03.2026
Aktuale
- Mexhiti: VLEN është bashkimi që nuk ndalet, shqiptarët drejt unitetit
- Gjetet trupi i pajetë i një gruaje pranë lumit në Zërnoc, nis hetimi
- Qeveria nesër në orën 12 me masa të jashtëzakonshme për derivatet
- Konflikti në Lindjen e Mesme, ekspertët kërkojnë që Qeveria menjëherë të marrë masa
- Makina përplas motorin në unazën e Pogradecit, plagoset çifti i bashkëshortëve! Ja si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore
- Nikoloski sqaron prapaskenat e marrëveshjes me Bechtel & Enka
- Për 24 orë gjashtë të arrestuar për dhunë në familje
- FOTO/ Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Torino, shpërthenin banesat me forcë! Njëri arrestohet, 2 arratisen! Sekuestrohen pistoletë me fishek në fole, sasi ari dhe…

