Nga VMRO-DPMNE kanë komentuar zgjedhjen e Venko Filipçes për kryetar të LSDM-së, përcjell TV21. Nga kjo parti thonë se Filipçe është rojtar i karriges së Zoran Zaevit në LSDM dhe se që të dy, sipas kësaj partie, janë përgjegjës për disa parregullsi në të kaluarën.
“Venko Filipçe është rojtari i karriges së Zoran Zaevit në LSD. Kjo është përshtypja e përgjithshme në opinion, madje edhe në vetë LSD-në. Si anëtarët ashtu edhe zyrtarët e partisë thonë se LSD është parti e robëruar, se zgjedhjet për kryetar ishin të komprometuara dhe jo demokratike, me vërejtje dhe keqpërdorime të shumta. Vetë anëtarët dhe zyrtarët e LSD-së thonë se në listën zgjedhore ka pasur “fantom”, se anëtarët nuk janë lejuar të votojnë, kështu që në fund Filipçe është zgjedhur me votat e 9 mijë nga 80 mijë anëtarë. Filipçe dhe Zaev duhet ta dinë se asnjë pozitë udhëheqëse nuk do t’i shpëtojë nga përgjegjësia për keqpërdorimet që kanë ndodhur gjatë mandatit të tyre. Publikut i kujtohet ende skandali me furnizimin me vaksina, tenderi i përgjakshëm, tentativat për privatizimin e shëndetit publik dhe më në fund fatkeqësia me spitalin modular. Këto skandale që kushtojnë jo vetëm miliona euro, por edhe jetë njerëzore, janë rezultat i dyshes Zaev – Filipçe”, thonë nga VMRO-DPMNE.