Hristijan Mickoski lideri i partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE, në intervistë për Radio Evropën e Lirë ka njoftuar se sonte do të mbajnë mbledhje të Komiteti ekzekutiv dhe atij qëndror, pas të cilit pritet që të vendosin nëse do ti kthehen punës në Kuvend, transmeton Almakos.
Në rast se vendosin të kthehen në Kuvend, Mickoski tha se menjëher do të dorzojnë interpelancë për punën e Qeverisë.
“Nëse kthehemi në Kuvend, OBRM-PDUKM do të bëjë kthim të madh. Veprimi i parë që do të ndërmerret është dorëzimi i interpelancës për punën e Qeverisë, ku deputetët e OBRM-PDUKM-së do t’i diskutojnë të gjitha keqpërdorimet dhe gabimet që kjo shumicë qeveritare i ka bërë gjatë dhjetë mujave të kaluar dhe ka shkaktuar dëme të mëdha për atdheun tonë”, ka thëndë Mickoski në intervistën e REL./Almakos