VMRO-DPMNE ka vazhduar sulmet kundër kreut të LR-PDSH-së, Ziadin Sela. Nga VMRO akuzuan kreun e LSDM-së, Zoran Zaevin, se në heshtje po miraton agjendën e Selës për shtet binacional.
“Ziadin Sela është njeriu që nga i cili varet shumica parlamentare e LSDM-së, dhe qeveria e “Tiranës” në krye me Zavin. Sela në fushatën zgjedhore para votuesve të tij u betua se nuk do të heq dorë që Maqedonia të shndërrohet në shtet binacional, ose në të kundërtën do të kërkojë federalizimin e shtetit. Të njëjtin, Ziadin Selën, e kemi dëgjuar edhe nga mitingjet zgjedhore në Gostivar ku betohet e do t’i dëbojë maqedonasit nga puna, si tepricë teknologjike me çka do të lirojë vende për shqiptarët. Tanimë një kohë të gjatë e shohim si Zaev në mënyrë të heshtur po miraton agjendën e Selës, vetëm që t’i marrë 3 nënshkrimet e tij në Kuvend, edhe përkundër deklaratave të Selës se nuk e pranon flamurin dhe himnin e Maqedonisë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Në të shtohet se edhe krahas deklaratave të tij, LSDM dhe Zaev nuk i kanë dënuar, njëjtë, siç thonë nga VMRO-DPMNE, siç nuk i kanë dënuar deklaratat e deputetes shqiptare Mesila Doda ose të Piter Vanhaute, i cili komploton ridefinimin e Maqedonisë.

