VMRO-DPMNE ka reaguar pas ndaj deklaratave të Ali Ahmetit, i cili pas votimit të Afrim Gashit për kryetar Kuvendit, tha se është shkelur legjitimiteti i sovranit shqiptar.
Nga VMRO thonë se premtimi i parë i tyre është realizuar, me atë që BDI do të shkojë në opozitë.
“Nuk ka as mazhoritarizëm, as shovinizëm, as nuk ka rëndësi që Ahmeti është ndjerë i ofenduar, e rëndësishme është që vullneti i shumicës është që BDI të shkojë në opozitë dhe të përballet me përgjegjësi. Nëse dalja e BDI-së në opozitë është shkelje e Marrëveshjes Kornizë, atëherë edhe Ali Ahmeti e ka shkelur atë kur vendosi ta lërë VMRO-në jashtë qeverisë dhe nuk respektoi rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2016 ku VMRO-DPMNE fitoi. Që do të thotë vetëm se respektimi i Marrëveshjes së Ohrit nuk ka të bëjë me faktin nëse BDI është pushtet apo opozitë”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
Ata thonë se Ali Ahmeti nuk duhet të sillet si një fëmijë i cili qanë për një lodër që nuk është e tij.
“BDI nuk janë vetëm shqiptarët në Maqedoni, BDI është segmenti që ka vjedhur si nga shqiptarët ashtu edhe nga maqedonasit. Nëse Ahmeti mendon se kërkesat e reja dhe antishtetërore etnike të përkthyera në dokumente dhe platforma do ta shpëtojnë atë nga dalja në opozitë dhe fshehja e krimeve të partisë së tij, ai duhet të dijë se kjo do t’i japë fund shpejt karrierës së tij”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Data 12.07.2025
Aktuale
- Hetimi i Turqisë ndaj Spotify për fyerje të besimeve fetare dhe irritime ndaj Zonjës së Parë
- “Naimi e ka tradhtu Liridonën, ajo e ka kuptu rastin”, avokati i familjes Ademaj tregon rastin që çoi në telashet e para mes çiftit
- ‘Vorbull’ në Policinë e Shtetit, ndryshime emrash në disa komisariate të vendit
- Saliu: 50 milion denarë shtesë në buxhet për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara
- Gjuha e trupit: Si të kuptojmë domethënien e kërcitjes me gishta gjatë bisedave
- Pamjet ku efektivët po krehnin zonën me kallashnikov në Theth, reagon Kisha Katolike: Dënojmë me vendosmëri të gjitha format e dhunës, nga cilado palë që të vijë ajo
- Pas vizitës në Srebrenicë, Gashi vizitoi edhe varrin e liderit boshnjak, Alija Izetbegoviq
- Aksioni në Theth për shembjen e ndërtimeve pa leje, Qendresa Qytetare: Inspektori i IKMT ofendoi banorët, degradim i instancave ligjzbatuese