Deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski ka paralajmëruar se së shpejti partia të cilës ai i takon do të organizohet dhe të vazhdojë punën në Kuvend si grup parlamentar. Duke mos ndarë më tepër informacion, Dimovski tha se VMRO DPMNE është duke shqyrtuar opsionin e grupit parlamentar me qëllim mos pengimin e proceseve në organin ligjvënës. I pyetur nëse partia e tij shqyrton edhe mundësinë që gjysma e deputeteve të formojnë grup parlamentarë ndërsa gjysma tjetër të mbeten jashtë si deputet të pavarur sipas rregullores së Kuvendit, Dimovski tha se për një gjë të tillë nuk mund të flas para kohe. Grupet parlamentare në Kuvend mund të formohen me të paktën 5 deputet. VMRO ka të drejtë të formojë të paktën 10 grupe parlamentare.
Data 22.02.2025
Aktuale
- Detajet/ U akuzua për vrasje, arrestohet 39-vjeçari me dy mbiemra në Spanjë
- Hapet zarfi i tretë i ‘valixhes së tundimeve’, një surprizë e veçantë për Gjestin
- Masat e BE-së: Pse Albin Kurti po qëndron i palëkundur përballë sanksioneve
- Zbardhet vrasja e Fatbardh Licit!/ SPAK çon pas hekurave Safet Bajrin! Nga shpërthimi i motobombës në tregun e Shkodrës, te masakra e Dobraçit, 7 vitet e përgjakshme mes dy fiseve
- “40% duan të emigrojnë!” – Spiralja e largimit të mjekëve, pasojat në ekonominë e vendit! Nga pagat, tek…ja çfarë po i shtyn bluzat e bardha të ikin jashtë
- Si ndryshon trupi i njeriut në hapësirë?
- Donaldi bën postimin e rrallë për Borën
- Zarfi i dytë: Gjesti ka në dorë fatin e pesë banorëve