Partia më e madhe opozitare, VMRO-DPMNE përmes një komunikate me shkrim kanë kritukuar politikat ekonomike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Nga kjo parti thonë se në mungesë ideve se si për të zhvilluar ekonominë e Maqedonisë të dhënat e fundit bëjnë të ditur se shuma e tatimit e të ardhurave personale do të rritet në mënyrë të konsiderueshme dhe në vend të tatimit aktual do të imponojë normat e taksave prej 10.15% dhe 18%.
“Do tatohen edhe të ardhurat nga interesi mbi 12,000 denarë gjithashtu. Kjo do të thotë një barrë shtesë për sektorin privat që do të ndikojnë në rritjen e papunësisë, mbushja administratën me kuadro të partisë së LSDM-së një kastë e privilegjuar që jetojnë mbi kurrizin e popullit, migrimi do të rritet dhe kompanitë do të zhvendosin kapitalin, thonë nga VMRO-DPMNE.
Sipas partisë opozitare, nuk ka pagesë të radio difuzionit, por qytetarët paguajnë 130 denarë për tre orë parkim në Shkup dhe të gjithë paguajnë karburantet më të shtrenjta si rezultat i rritjes së akcizës për naftë.