Taravari duhet të përgjigjet se me çfarë është shantazhuar. Kjo sjellje e tij e pakuptimtë mund të ndodhë vetëm si rezultat i një shantazhi dhe nën diktatin e lobit kriminal – të njëjtit që e uli në gjunjë LSDM-në dhe e shndërroi atë në partner dhe në martesë me mafien e BDI-së.
Arben Taravari duhet të jetë i sinqertë dhe të pranojë se arsyetimet që tani po i paraqet për largimin nga Qeveria – si për shembull se çështjet shqiptare nuk janë trajtuar siç duhet apo se ka ngecje në integrimet në BE – janë vetëm një alibi e zbehtë për veprimet e tij të shantazhuara. Arben Taravari është një njeri i shantazhuar, dhe çmimi i atij shantazhi duhet të kërkohet në interesa biznesi apo motive të tjera.
Ai tashmë e ka dëshmuar se nuk është partner i qëndrueshëm për ndërtimin e një politike. Duhet t’u shpjegojë votuesve të vet se si është e mundur që tani për të, BDI është opsioni i duhur, i vërtetë dhe i vetëm.