Nuk ka agjendë, por as plan se ku do të ndodhet udhëheqësia partiake dhe çfarë do të ndodh në parti më 30 shtator. Partia më e madhe opozitare tani për tani nuk ka hartuar asnjë plan ose agjendë për ditën e referendumit, thotë sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev, i cili mbrëmë është takuar me anëtarësinë në Shtip.
Bë prani të deputetëve, udhëheqësisë së Komitetit Komunal dhe antëarësisë së gjerë, Janushev tha se ka ardhur që të bisedojë për “marrëveshjen e dëmshme me Greqinë”. Në pyetjen e anëtarëve se çfarë është më e mirë për to që të bëjnë në referendum, Janushev e rikujtoi qëndrimin e partisë.
“Qëndrimi ngelet i njëjtë dhe çdokush nga ju është mjaftueshëm i vetëdijshëm dhe i mençur që të kuptojë se çfarë po ndodhë në Maqedoni, dhe se ky nuk është referendum për Evropë dhe NATO, por ky është referendum për ndryshimin e emrit, gjuhës maqedonase, kulturës dhe traditës. Çdokush nga ju, duke e shfrytëzuar mendjen e shëndoshë, dhe duke e dëgjuar zemrën, do të vendosni se si do të veproni më 30 shtator”, tha Janushev.
Përndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në fushatën e Kuvendit do të kyçen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së.
Referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.