VMRO-DPMNE ka njoftuar se ka realizuar takim me Shefin e OSBE-së, Lamberto Zannier. Gjatë takimi siç qëndron në kumtesën partiake, përcjell SHENJA, është shprehur pakënaqësia nga Platforma e Tiranës e cila thonë ata “është krijuar nën patronazhin e një shteti fqinjë dhe paraqet tentim për rinegociim të Marrëveshjes së Ohrit. Ajo Platformë nuk është votuar dhe nuk ka marrë përkrahje nga qytetarët në zgjedhjet e fundit”
Në takim është theksuar se është prishur edhe principi i koalicionimit “fituesi me fituesin”, i cili princip, është promovuar fuqishëm nga BDI, por edhe nga përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare dhe shtete mike.
“Shkelja e këtij principi donë të thotë përjashtim të shumicës së maqedonasve nga procesi i vendimmarrjes, që paraqet mashtrim të vullnetit të tyre i shprehur në zgjedhjet e fundit”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE.
Më tutje në komunikatë thuhet se e vetmja mënyrë që vendi të del nga kriza është mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, të cilët mund të mbahen së bashku me ato lokale, në të cilat qytetarët do të votonin për programe të cilat do të ofrohen më herët.
“VMRO-DPMNE bën përpjekje për një shtet multietnik dhe qytetarë, në të cilën njëlloj do të respektohen të drejtat e gjithë bashkësive, në vend shtetit binacional, e cila favorizohet me platformën e Tiranës dhe partitë që kanë pranuar këtë platformë. Më tej është theksuar rreziku se kjo do të dërgonte drejt federalizmit të shtetit dhe tensionim të mëtutjeshëm”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
Nga VMRO-DPMNE kanë thënë se ata bëjnë përpjekje edhe për desoroizim të sektorit civil. /SHENJA/