VMRO-DPMNE dhe koalicioni sot do të dorëzojnë interpelancën për kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, transmeton Portalb.mk.
“Që kur Xhaferi është zgjedhur kryetar i Kuvendit, gjithnjë e më shumë jemi dëshmitarë të skandaleve në punën e tij. I fundit në seri ishte skandali kur deputetët e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Ripërtëritja e i Maqedonisë” u mbyllën në sallën ku mbahej seanca plenare. Në tempullin e demokracisë, në Kuvendin e Maqedonisë, deputetëve të opozitës iu mohua e drejta e garantuar për liri dhe lëvizje”, tha dje Dafina Stojanoska.
Sipas Stojanoskës, Xhaferi edhe më herët ka vepruar në mënyrë të pa përgjegjëshme pasi është dëgjuar në publik komunikimi i tij me punpnjësit e Kuvend, i cili sipas VMRO-DPMNE-së ka bërë shkeljen më të rëndë të Kodit të Etikës për deputetë, gjegjësisht ka shkelur nenin 14 të Kodit, me të cilin rregullohet ajo se çfarë nënkuptohet me shkelje të rëndë të këtij Kodi.
Stojanoska në konferencën e djeshme për media ka rikujtuar se çfarë kundërshtimesh ka opozita për punën e Xharefit, që është arsyeja e interpelancës.
Koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski, më herët në një prononcim për “Lokal” tha se deputetët e VMRO-DPMNE-së me qëllim bëjnë skandale që të shkaktojnë incident.
Paraprakisht edhe LDP-ja kanë thënë se nuk do ta përkrahin interpelancën sepse mendojnë se kjo është pjesë e cirkut standard politik të VMRO-DPMNE-së për t’u defokusuar nga problemet reale.
Pas tensioneve në Kuvend dhe njoftimit të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së se do t’i dorëzojë interpelancë kryetarit të Kuvendit, kabineti i Xhaferit theksoi se kryeparlamentari në asnjë moment gjatë seancës nuk e ka shkelur Rregulloren e punës.
Nga kabineti i kryeparlamentarit shtojnë se qëllimi i opozitës e cila, siç thonë ata, gjatë gjithë këtyre viteve pengon punën e legjislativit dhe pengon miratimin e ligjeve të rëndësishme për qytetarët, edhe kësaj radhe është të krijojë përshtypje të rreme se kreu i Kuvendi i Maqedonisë së Veriut vepron në kundërshtim me Rregulloren e Punës.