VMRO-DPMNE sot akuzoi se SOROS dhe LSDM po udhëheqin fushatë kundër sektorit joqeveritar i cili lufton për desorosoizimin.
“Fushata e cila sipas porosisë së tyre kundër sektorit të vërtetë joqeveritar e udhëheqin okupatorët dhe shkatërruesit e nismave qytetare edhe një herë doli në pah për shkak të pakujdesisë së organizatave joqeveritare sorosoide në shërbim të LSDM-së. LSDM dhe Soros paguajnë e-maile nga adresa e njëjtë, në të cilat me padi u kanosen të gjithë atyre të cilët do të guxojnë t’u kundërvihen mënyrave të tyre totalitare të praktikimit të kuazi qytetarisë”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Që atje theksojnë se desorosoizimi ka filluar dhe se ky proces i duhet Maqedonisë.