Komiteti qendror i VMRO-DPMNE-së sonte në orën 19:00, do të mbajë seancë, në të cilin udhëheqësia e partisë do të diskutojë për situatën aktuale politike në vend, për krizën shëndetësore, por edhe për aktivitetet e ardhshme të partisë.
Nga partia opozitare nuk zbulojnë nëse liderët partiakë apo përfaqësuesit e partive diskutojnë për datën e zgjedhjeve. Për momentin, zyrtarisht VMRO-DPMNE mbetet në pozicionin e saj për zgjedhjet në mes të korrikut dhe praninë e vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it, ndërsa LSDM-ja për zgjedhje më 5 korrik, për të cilat kanë filluar të rrjedhin afatet.
Nga ana tjetër, KSHZ-ja nuk miratoi Kalendar për zgjedhjet më 5 korrik, që lë hapësirë se megjithatë sot mund të vihet deri në ndonjë ndryshim.



