Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, përmes një kumtese për media akuzon pushtetin se ka rrënuar shtetin e Maqedonisë. Ata thonë se shoqëria si asnjëherë më parë është e ndarë.
Nga VMRO-DPMNE thonë se shteti po zhytet në korrupsion dhe se tenderët kriminele janë bërë valutë e pagesës së LSDM-së.
“Ekonomia është para kolapsit, realizimi i investimeve kapitale ka pasur përqindje katastrofale prej 65 për qind, ndërsa rritja ekonomike prej 2 për qind, kurse premtuan 5 për qind”.
“Pushteti për çdo ditë i zhytë qytetarët, ndërsa Ministria e Financave thekson se borxhi publik e ka kaluar kufirin prej 50 për qind”, thonë nga VMRO-DPMNE.