VMRO-DPMNE: Rruga e re e boemëve e Zhernovski kushton 710.000 euro
10/01/2017
VMRO-DPMNE-ja sot reagoi ndaj punës së kryetarit të komunës Qendër Andrej Zhernovski, për rregullimin e rrugëve të boemëve dhe vlerën e tyre.
“Qytetarët e komunës Qendër nuk mund t’ia dalin në fund me rrugët e papastruaran nga dëbora dhe akulli, por Andrej Zhernovski është kryetari i vetëm i komunës i cili u ofron për kënaqësi 270 metra rrugë boemike e cila kushton 710.000 euro”, deklaroi sot Jordan Ristevski, këshilltar në Komunën Qendër nga VMRO-DPMNE-ja.
Për çdo metër nga kjo rrugë boemike, sipas Ristevskit, Zhernovski ka paguar nga 2.629 euro.
“Jo realizimi i punës së Zhernovskit kulminoi me rregullimin e rrugës së dytë boemike nga 270 metra, rrugë e cila kushton rreth tre kopshte të fëmijëve në komunën Qendër”, tha Ristevski.
Sipas furnizimit publik të cilin e ka firmosur komuna Qendër, siç tha ai, vlera e vlerësuar e marrëveshjes ka qenë 39.661.017 denarë, ndërsa madje shuma e plotë e cila është paguar ka qenë 43.632.737 denarë ose katër milionë denarë më shumë.
“Qytetarët meritojnë që Andrej Zhernovski t’u shpjegojë se ku janë harxhuar ato katër milionë denarë. Që të jetë edhe më spektakolare Rruga e Boemëve 2, Zhernovski për rregullim të renditjes së drurëve ka paguar madje 860.000 denarë”, tha Ristevski, i cili gjithashtu kërkon përgjigje se sa kushtonte hapja e rrugës.
Ristevski pohon se të dy rrugët boemike në komunën Qendër kushtojnë më shumë se 1.2 milionë euro të holla të qytetarëve të komunës Qendër.