Zoran Zaev u premtoi qytetarëve anëtarësim të shpejtë në BE dhe NATO, pa u prekur çështjet e identitetit dhe pa u bërë marrëveshje në dëm të popullit maqedonas dhe shtetit. Qytetarët presin që premtimet të plotësohen, e jo të zvogëlohen pritjet dhe të ofrohet si sukses diçka që veçmë është punuar, kumtoi VMRO-DPMNE-ja.
“Qëllimi i udhëtimit të Zoran Zaev në Bruksel nuk duhet të reduktohet vetëm për shkrirjen e rekomandimit për fillimin e negociatave për anëtarësim. Maqedonia tetë vjet rresht ka fituar rekomandim pozitiv për fillimin e negociatave, e cila ishte e kushtëzuar në dy vitet e fundit pikërisht për shkak të krizës politike në të cilën LSD-ja e ka zhytur vendin”, thuhet në kumtesë.
Qëllimi i udhëtimeve në Bruksel, thuhet në kumtesë, nuk duhet të jenë vetëm paralajmërime për rishikim të mundësive për anëtarësim të Maqedonisë në NATO, por duhet patjetër që të japë rezultare.