Nga partia opozitare VMRO-DPMNE kanë akuzuar se qeveria e re e Zaevit, me politikën e saj vazhdon me bllokimin, rrënimin dhe anulimin e projekteve që Qeveria e VMRO-DPMNE-së, i ka përfunduar ose të cilat ka filluar t’i realizojë gjatë mandatit të tyre.
“Kaluan tri muaj nga qeverisja e ministrit të paaftë Taravari dhe qeverisë anti-reformuese të LSD-së, ndërsa akoma nuk u vendos asnjë gurë në projektin tashmë të përgatitur për ndërtimin e Qendrës së re Klinike. Në vend që të fillojë ndërtimi i Qendrës së re Klinike ‘Nënë Tereza’, për të cilën u nënshkrua edhe një marrëveshje për të filluar me ndërtimin me kompanitë ndërtimore, LSD-ja dhe Zaevi, për shkak të frustrimeve të tyre, duke shpikur arsyetime të ndryshme, vendosën që ta bllokojnë dhe ta ngrijnë këtë projekt kapital, i cili ka rëndësi të madhe për vendin”, thonë nga VMRO-DPMNE, njofton Medial.mk.
Sipas VMRO-DPMNE-së, ndërtimi i Qendrës së re Klinike duhej të ketë filluar, pasi për këtë qendër është përgatitur dokumentacioni, janë siguruar mjete dhe është nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e saj.
“Me këtë, në mënyrë të drejtpërdrejtë po bllokohet ndërtimi i një projekti kapital në shëndetësinë e Maqedonisë, me të cilin duhej ta përmirësohet shërbimi shëndetësor, të sigurohen kushte më të mira për punën e personelin mjekësor dhe të përmirësohen kapacitetet e sistemit të përgjithshëm shëndetësor në vend. Bëhet fjalë për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, por është evident se Taravari nuk interesohet për këtë gjë, i cili gjithë energjinë e tij e shpenzon në vendosjen e tabelave trigjuhësore, por jo edhe në projekte konkrete në shëndetësinë”, theksoi VMRO-DPMNE-ja.
Nga VMRO-DPMNE-ja, rikujtojnë se projekti në vlerë prej 72 miliona eurosh për ndërtimin e Qendrës së re Klinike “Nënë Tereza” ishte planifikuar të realizohet në një hapësirë prej 17 hektarësh, me neto sipërfaqe prej 46 987 m2, sipas të gjitha standardeve bashkëkohore shëndetësore. I gjithë projekti financiarisht u mbështet nga Banka Evropiane e Investimeve pranë Këshillit të Evropës dhe u përpilua në bashkëpunim me ekipet ndërkombëtare konsultimi, si dhe me ekspertët nga Spanja, Gjermania dhe Greqia.