Nga VMRO-DPMNE kërkojnë përgjegjësi nga kreu i MPB-së, Oliver Spasovski për arratisjen e një të akuzuari nga paraburgimi shtëpiak, përcjell TV21. Nga kjo parti thonë se babai i të arratisurit ka lidhje me kuadrot e LSDM-së.
“Oliver Spasovski është i detyruar të përgjigjet para opinionit se si i ka ikur nga sytë djali i komandant Bacit, Naim Samiu nga Semshova e Tetovës, i dënuar për 3 vepra penale dhe me akt për arrest shtëpiak. Personi Naim Samiu ka qenë në arrest shtëpiak për shkak të drogës kokainë, ndërsa ka pasur edhe masë për dhunë në familje, kur më 13 të këtij muaji është raportuar sërish për dhunë në familje. Më 15 dhjetor policia e dërgoi në gjykatë për një veprën e tretë penale. Në të njëjtën ditë përgatitet vendimi për paraburgim aktiv në vend të arrestit shtëpiak. Policia e merr në shtëpi dhe pikërisht të nesërmen në mëngjes, më datë 16, policia nuk e gjen në shtëpi për ta çuar në një burg hetues. Këtu lind pyetja, a e ka thirrur dikush Samiun prej brenda MPB-së, ku përgjithësisht dihet se babai i tij, komandant Baci, është i afërt me kuadrot e LSD-së në këtë institucion?”, thuhet në reagimin e LSDM-së.