VMRO-DPMNE do të dorëzojë në Parlament propozim për uljen e akcizës së derivateve të naftës, dhe uljen e shkallës së fitimit për produktet ushqimore. Gjithashtu kërkojnë vazhdimin e TVSH-së prej 5% për energjinë elektrike edhe pas 1 qershorit, si dhe uljen e akcizës për derivatet e naftës për 50%.
“VMRO-DPMNE përmes Kuvendit do të kërkojë që norma tatimore prej 5 për qind për shitje dhe importin e produkteve ushqimore për qytetarët të jetë zero. Domethënë të mos paguajë taksë. Më tej VMRO-DPMNE në Kuvend do të parashtrojë kërkesë edhe për heqjen e tatimit prej 5% në zero përqind edhe për ngrohjen. Kërkojmë që këto kërkesa të bëhen të plotfuqishme që nga dita e miratimit të ndryshimeve ligjore do të thotë më 31 dhjetor të vitit 2022. Gjithashtu VMRO DPMNE do të kërkojë zgjatjen e afatit për vlefshmërinë e tatimit të shkurtuar prej 5% për energjinë elektrike edhe pas 1 qershorit, si dhe zvoglimin e akcizave të naftës dhe derivateve të saj për 50%.”, tha Gordana Dimitrieska-Koçoska, deputete e VMRO – DPMNE-së.