Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski thotë se partia e tij i pret me padurim zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Ai ka shpalosur se VMRO-DPMNE ka ofruar dy data për zgjedhjet e parakohshme: fillimi i muajit prill 2020, duke respektuar festat e pashkëve, si dhe fundin e majit, duke pasur parasysh muajin e Ramazanit. Mickoski theksoi se grupet e punës po vazhdojnë bisedimet për gjetjen e një zgjidhje për Ligjin e prokurorisë publike, që do të përcaktojë të ardhmen e Prokurorisë Speciale. Lideri i VMRO-DPMNE tha se është optimist se do të arrihet marrëveshje. “Unë jam optimist se pushteti do të pranojë propozimin e VMRO-DPMNE”, theksoi Mickoski duke shtuar se bisedimet po zhvillohen edhe për regjistrimin e popullsisë dhe kodin zgjedhor. (INA)
Data 28.03.2026
Aktuale
- (VIDEO) Kryeministri: Rritja e çmimit të derivateve ka rritur shitjen e tyre
- Irani sulmon aeroportin kryesor të Kuvajtit – pamje
- Gara për kreun e Policisë së Shtetit, Klodiana Lala zbulon emrat “favoritë”: Kanë pasur performancë të mirë, por kryeministri mund të bëjë surpriza
- Detaje tronditëse nga vrasja në Ohër: 76-vjeçari u mbyt me duar pas një zënke, autori kapet brenda 24 orëve
- Paralajmërohet valë e re shtrenjtimesh
- Parandalohet krimi në familje në Vlorë, i moshuari kërcënon me thikë gruan dhe anëtarët e tjerë, arrestohet!
- Rikthehet ora verore, pas mesnate akrepat lëvizin një orë përpara
- (VIDEO) Mickoski përjashton zgjedhjet e parakohshme, objektiv kanë 2028-ën


