Pas paralajmërimeve për ndryshime në kuadrin gjyqësor dhe porosisë së Zaevit për dorëheqjen e kryeprokurorit Marko Zvërlevski, VMRO-DPMNE-ja opozitare ka dalë me një thirrje për Prokurorinë themelore publike që të mos dorëzohet, siç thonë,ndaj trysnive.
Sipas kësaj partie, sjellja shkatërruese e LSDM-së kulmoi me tentimvrasjen e ish-ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov.Nga VMRO-DPMNE-ja theksojnë se Prokuroria nuk guxon të shndërrohet në departament të LSDM-së për të bërë gjueti politike.