Kandidati për kryetar komune të Strumicës nga rradhët e VMRO DPMNE-së Marjan Bajraktarov, gjatë prezantimit të programit politikë tha se këto 12 vjetët e kaluara, qytetarët kanë qenë në fund të listës së prioriteteve. Ai para qytetarëve u zotua se do të bëj pastrimin e deponive të egra, premtoi treg të ri për qytetarët, shteg për biçikleta dhe çerdhe të reja për fëmijë.
12 vjet është periudhë e mjaftueshme për tu ndërtuar qytet i ri. Këto 12 vite, qytetarët kanë qenë të fundit në listën e prioriteteve. Prioriteti im do të jetë pastrimi i deponive të egra, qytetit i duhet treg i ri dhe modern, korsi për biçikleta, terrene për tenis, tre çerdhe të reja për fëmijë, ndërtimi i sallës sportive në shkollën e fillore “Nikolla Vapcarov” dhe ndarja e bursave për nxënesit më të mirë- tha Marjan Bajraktarov, kandidat për kryetar komunë në Strumicë.