Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së ka miratuar listën me 25 kandidatë për kryetarë komunash që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Megjithatë, emri i kandidatit për kryetar të Qytetit të Shkupit ende nuk është përcaktuar, pasi siç u tha, analizat dhe anketimet për këtë pozitë janë në zhvillim e sipër.
Sekretari i përgjithshëm i partisë, Gjorgjija Sajkoski, pas mbledhjes së Komitetit, deklaroi se shumica e kandidatëve të përzgjedhur kanë dëshmuar veten me punën e tyre në mandatin e kaluar si kryetarë komunash.
Këta janë kandidatët e propozuar:
1. Aerodrom – Dejan Miteski
2. Butel – Darko Kostovski
3. Gjorçe Petrov – Aleksandar Stojkoski
4. Çuçer Sandevë – Zoran Bajovski
5. Shtip – Ivan Jordanov
6. Veles – Marko Kolev
7. Sveti Nikollë – Dejan Vladev
8. Karbinci – Viktor Paunov
9. Gradsko – Kiro Nackov
10. Kavadarci – Mitko Jançev
11. Gjevgjeli – Andon Saramandov
12. Zelenikovë – Kosta Manevski
13. Ilinden – Aleksandar Gjorgjevski
14. Konçe – Zlatko Ristov
15. Dellçevë – Ivan Gocevski
16. Novo Sellë – Gjorgje Bozhinov
17. Vasilevë – Slave Andonov
18. Bosillovë – Risto Manchev
19. Berovë – Petar Ruzhinski
20. Petrovec – Borçe Mitevski
21. Bitola – Toni Konjanovski
22. Ohër – Kiril Pecakov
23. Vevçan – Spase Koçovski
24. Bërvenicë – Jovica Ilievski
25. Jegunovcë – Dimitar Kostadinovski
Partia në pushtet pritet që së shpejti të dalë edhe me emrin e kandidatit për Shkupin, ndërsa fushata zyrtare do të nisë në ditët në vijim.(INA)