VMRO-DPMNE-ja nuk ka vendim përfundimtarë për bojkotimin e tërësishëm të Kuvendit por do të vazhdojë bojkotimin e përkohshëm të punës së ligjvënësit. Vendimi u mor pasi pesë deputetë të kësaj partie dhe një deputet i partisë së koalicionit parlamentar, morën masën e paraburgimit ose arrestit shtëpiak, për zhvillimet e 27 prillit në Kuvend. Nga kjo parti, vendimin e gjykatës e konsiderojnë si sulm ndaj demokracisë dhe përndjekje politike nga ana e LSDM-së qeveritare.
“Vendimet e djeshme na kanë shqetësuar pa masë dhe njëzëri kemi vendosur që përkohësisht të pezullojmë aktivitetet tona në Kuvend. Akoma nuk ka vendim përfundimtar për bojkot, por përderisa 5% e deputetëve janë arrestuar e që nënkupton se 5% e qytetarëve të Maqedonisë janë të pa përfaqësuar në Kuvend, ne nuk kemi arsye të qëndrojmë aty”, thuhet nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së.