Për t’i dhënë përgjigje pretendimeve të LSDM-së se VMRO-DPMNE po pret konsensus mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe prezantimin e një njësie zgjedhore, këta të fundit janë shprehur se partitë kanë rënë dakord të diskutojnë këtë çështje pas pushimeve verore.
“Sa i përket modelit të një zone elektorale, ajo ende nuk është diskutuar dhe do të diskutohet mes grupeve punuese pas përfundimit të pushimeve verore dhe prandaj nuk mund t’ju jap një pozicion të veçantë për këtë çështje. Sapo të hapet dhe çështja të vijë në rend, ne do ta ndërtojmë dhe do ua paraqesim qëndrimin tonë si VMRO-DPMNE”- u shpreh Dimçe Arsovski. /albeu.com/