Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare thonë se politikat e gabuara të pushtetin kanë kontribuar në kolapsin ekonomik të vendit. Ata fajësojnë ekzekutivin në krye me kryeministrin Zoran Zaev.
– Advertisment –
“Zaev thoshte se do të shkëlqejmë, ndërsa solli recesion. Për 10 muaj, mbi 50 mijë qytetarë kanë humbur vendin e punës. Gjysmë milioni qytetarë jetojnë me 2 euro në ditë. Zaev solli varfëri absolute. Borxhi publik në më pak se një vit është rritur nga 49% të BPV-së në 61%. Ndërsa deficiti buxhetor për këtë vit do të jetë mbi 900 milion euro. Ky është një cunami ekonomik”, thuhet mes tjerash në reagimin e VMRO-së.



