VMRO-DPMNE edhe sot ka kërkuar që të organizohen zgjedhe që sipas tyre do të ndihmonin në tejkalimin e krizës.
“Me çdo ditë të kaluar po bëhet e qartë se qytetarët nuk do të lejojnë Maqedonia të udhëhiqet nga një qeveri e Tiranës e cila do të realizoj platforma nga Tirana. Populli më 11 dhjetor nuk votoi as për Ligj të ri për gjuhët me të cilin gjuha shqipe do të bëhet zyrtare në tërë territorin e as për bankënota dygjuhëshe ose uniforma dygjuhëshe. Populli nuk ka votuar për hapjen e debateve për ndryshimin e himnit, stemës dhe flamurit, as për dënim të gjoja gjenocidit ndaj shqiptarëve”, thuhet në kumtesën partiake, përcjell SHENJA.