VMRO-DPMNE nëpërmjet një komunikate për media pyet përse duhet të hapet debati për himnin, flamurin dhe stemën e shtetit. Ata thonë se këto janë çështje që drejtpërdrejt prekin në identitetin e tyre. Sipas tyre vetëm për të ardhur në pushtet, Zaev ka shitur interesat nacionale.
“Ai dhe udhëheqësia kriminele e LSDM-së janë të kërcënuar. Zoran Zaev dhe struktura rreth tij duhet të vetëdijesohen dhe të shohin se çfarë dëmi po shkaktojnë mbi interesat nacionale”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE, përcjell SHENJA.
Ata kanë bërë thirrje që LSDM të nxjerr platformën dhe marrëveshjen, të cilën e quajnë të turpshme para qytetarëve.
“Po vijën zgjedhjet lokale. Është e kuptueshme frika që ka LSDM. E dinë që platforma nga Tirana është katastrofale për Maqedoninë. Për këtë fshehin marrëveshjen. Megjithatë gjykimi I popullit është I fundit. Platforma është imponuar pas zgjedhjeve dhe qytetarët kanë të drejtë të deklarohen”, thuhet më tej në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.
Ata edhe njëherë kanë thënë se nëse Zaev heq dora nga Platforma do ta përkrahin Qeverinë e Zaevit.

