VMRO-DPMNE këtë mëngjes reagoi përmes një deklarate ndaj kritikave të gazetarit Sasho Ordanoski ndaj presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Nga partia në pushtet thonë: “Sasho Ordanoski, i cili konsiderohet i afërt me LSDM-në, doli me pretendime dhe fyerje tronditëse se presidenti amerikan Donald Trump është ‘reketues dhe neonazist, i cili gënjen’”.
“LSDM-ja nuk ka thënë asnjë fjalë për këto fyerje, nuk ka asnjë dënim dhe asnjë distancim publik, që do të thotë se kjo parti dhe Venko Filipçe pajtohen me këto fyerje ndaj partnerëve të rëndësishëm strategjikë të shtetit. Prandaj, publikisht pyesim: A nuk është kjo një devijim i qartë nga kursi pro-perëndimor i LSDM-së?”, pyeti VMRO-DPMNE, duke kërkuar gjithashtu një përgjigje nga Venko Filipçe mbi qëndrimin e tij për këto fyerje.
Ordanoski më herët deklaroi gjithashtu se Trumpi është ideologjikisht i dashuruar me Putinin.
Data 23.03.2026
Aktuale
- (VIDEO) Për Arben Fetain dhe Fatmir Limanin vendoset në qershor
- Rroga në Maqedoni nuk mjafton për bukën, në Gjermani garanton standart jetësor
- Përfshihet nga flakët zona e quajtur “Pushimi i Shoferit” në Lushnjë, ja çfarë dyshohet
- KRRE publikon çmimoren e re, shtrenjtohet çmimi i naftë
- Tabaku: Investime të korruptuara dhe keqmenaxhuara! Ekonomia po kthehet në “gjueti shtrigash” ndaj punës, modeli aktual po godet klasën e mesme!
- Klekovski: Ka keqpërdorim të pushimit mjekësor në MPB
- Policia shkon në shtëpinë e viktimës Ilaz Brahimi, kjo është arsyeja
- Çmimet e ushqimeve do të rriten ndjeshëm deri në fund të vitit?!


