VMRO-DPMNE nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar lidhur me takimin që ka pasur kryetari i kësaj partie me deputeti special të Gjermanisë për Evropën Juglindore dhe ambasadoren Kristine Althauzer.
Nga ana e partisë në takim, thuhet në komunikatë, është theksuar se Platforma e Tiranës është paraqitur në një moment shumë të pavolitshëm. Sipas tyre shumica e maqedonasve ndjehen sikurse dikush tjetër, nga një vend fqinjë dëshiron ta hartoj fatin e tyre.
Madje ata thonë se “edhe përfaqësues të LSDM-së, ndjehen të manipuluar ngase nuk kanë votuar për këtë platformë që është krijuar pas zgjedhjeve”.
Nga ana e VMRO-së është theksuar se marrëveshja për koalicionin mes LSDM-së dhe BDI-së, donë të thotë shkelje të principit “fituesi me fituesin”.
“Sipas zgjedhjes së BDI-së tani shumica e maqedonasve duhet të jenë në opozitë në shtetin e tyre, ndërsa shkelja e atij principi nuk do të thotë obligim që çdo kush më tutje ta respektoj atë”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së, përcjell “SHENJA”.
Më tej në komunikatë nga VMRO-DPMNE kanë numëruar problemet me të cilat sipas tyre po ballafaqohet vendi.
“Problemi i parë është Platforma, problemi i dytë është shkelja e principeve themelore të integruara në demokracinë tonë, si specifik e koalicionimit fituesi me fituesin, problemi i tretë janë punët procedurale rreth dhënies së mandatit për të cilat mund më tepër të flet presidenti i shtetit”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE.
Në takimin thuhet në komunikatë është folur edhe për Prokurorinë Speciale.
“Qëllimi i tyre është që të ngrejnë më tepër hetime dhe akuza pa asnjë dëshmi me qëllimi inkriminimin e partisë”, thuhet më tej në reagim. /SHENJA/