VMRO-DPMNE vlerëson se përcaktimi i masës së paraburgimit për pronarin e televizionit Nova, Sead Koan është joligjore dhe me këtë sipas tyre po bëhet presion për të mbyllur këtë televizion.
Ata thonë se qëllimi është të dërgohen porosi tek të gjithë mediat që nuk mendojnë si Zaevi dhe skenaristët, si dhe frikësim të bashkësive etnike që nuk pajtohen me politikat e tij.
“Kjo vepër është tentim për të ngulfatur demokracinë dhe hapësirën e lirë mediale në Maqedoni. Kjo vepër do të jetë një goditje serioze mbi lirin e mediave. VMRO-DPMNE nuk do të mbetet indiferente ndaj politikës së tillë të LSDM-së, e cila si humbëse në zgjedhjet nuk ka ardhur në pushtet, por nëpërmjet PSP ku është në pushtet, që nga dita e parë e formimit të saj, tani më praktikon sundim jo demokratik, duke ngulfatur liri të mediave, shkelje të Ligjeve dhe shkelje të demokracisë”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së, transmeton SHENJA.