Republika e Maqedonisë është shtet i robëruar dhe i kidnapuar. LSDM po sillet me shtetin si të ishte pronë private e tyre. Vendoset për emrin e shtetit pa i informuar aspak qytetarët, thonë sot përmes një komunikate me shkrim VMRO-DPMNE.
“Opinioni nuk ka asnjë informatë për negociatat me Greqinë, ndërsa detaje rreth bisedave marrin nga mediumet e huaja. Opinioni është i shokuar nga deklaratat e fundit se qeveria maqedonase ka dërguar propozim-marrëveshje deri te qeveria greke për të cilën nuk dihet se çfarë përmbanë”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Nga kjo parti mes tjerash thonë se Qeveria nuk ka informuar se cilët ekspert kanë marrë pjesë në përpilim-marrëveshjen që i është dërguar Qeverisë greke.