VMRO-DPMNE nëpërmjet një komunikate ka thënë se Prokuroria Speciale Publike është dorë e zgjatur e Zoran Zaevit dhe LSDM-së, duke shtuar se qëllimi i tyre është që të pastrojnë me mediat që nuk janë nën kontroll të LSDM-së.
“VMRO-DPMNE ka votuar për një PSP e cila në mënyrë profesionale, pa anshmëri do të kryej punën e vet. VMRO-DPMNE nuk ka votuar për PSP e cila do të jetë bashkëpunëtori i parë i kriminelëve të abonuar dhe do të shërbej si organizatë komunale e udhëheqësisë kriminele të LSDM-së”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së, përcjell SHENJA.
Ata kanë shtuar se me heqjen dorë nga rasti “Puç”, me sulmin e tanishëm ndaj medieve dhe me lirimin nga paraburgimit të Verushevskit, nuk ka ndonjë arsye racionale për vazhdimin e mandatit të saj.